Pedro Carvalho, një nga këshilltarët për media të artistit me famë borëtore Yusuf Islam, pranoi Islamin duke shqiptuar shehadetin në Xhaminë qendrore të Kembrixhit, hapjen e së cilës e bëri presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Carvalho, në xhaminë ku ndodhej për punimet e hapjes së saj bisedoi me imamin turk Ali Tos, ku gjatë kësaj ai vuri në dukje se mund të pranonte islamin por se kishte disa hezitime. Ai dha vendimin e tij për të përqafuar islamin pasi imami Tos i tha që koha e drejtë, e duhur për të shqiptuar shehadetin ishte pikërisht “tani”.
“Mirë, atëherë më trego se si do të bëhet kjo”, tha Carvalho i cili më pas me udhëzimin e imamit Tos shqiptoi shehadetin. Pjesëtarët e xhematit në xhami e pritën me gëzim këtë moment duke e uruar dhe përqafuar këshilltarin Carvalho.
Këtë vendim të Carvalhos i cili më pas u përgëzua edhe nga Yusuf Islam, e kanë mirëpritur me gëzim edhe familja e të fejuarës së tij e cila është muslimane.
– “Ishte një udhëtim”
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), pas përqafimeve që kanë zjgatur për disa minuta, Carvalho tha se “Ishte një udhëtim” procesi drejt pranimit të islamit ku ai u bë musliman.
“E ndjeva se ishte një gjë që duhej të bëhej për Allahun e Lartësuar. Kjo është arsyeje e vërtetë e kësaj, asgjë tjetër. Arsyeja është këtu. Nëse jetoj, nuk ka asgjë tjetër që mund të thuhet me një pjesë të shpirtit. Një ditë dua të takohem me Krijuesin tim. Sot e ndiej veten më të lumtur”, tha Carvalho.
– “Momenti i drejtë është tani”
Imami Ali Tos tha se në bisedat mes tyre, Carvalho mësoi se bota e krishterë duhet ta njohë më mirë islamin, që duhet të hiqen pengesat në mes dhe se ai e ka mësuar Islamin duke punuar me muslimanë.
Tos tha se Carvalho më pas ka thënë: “Në fakt po mendoj edhe të bëhem musliman. Po kërkoj kohën e duhur”. Ndërsa unë i thashë se ‘Nëse kërkon kohën, momentin e duhur, ajo është pikërisht tani. Jetojmë në një botë ku nuk kemi garancinë e as edhe një sekonde, për këtë arsye koha e drejtë dhe e duhur është tani”, theksoi Tos.
Ai shtoi se pas kësaj, Carvalho e ka pyetur se si mund të bëhej musliman dhe në këtë mënyrë ai brenda xhamisë shqiptoi shehadetin.
Imami Tos shpjegoi se për ata që pranojnë islamin dhe bëhen muslimanë duke shqiptuar shehadetin, në tetor i dërgojnë në qytetin Konya të Turqisë. Për këta persona ofrohen mësime fillestare për Islamin, Kur’anin dhe mbi artin islam. Gjatë vizitës në Turqi kryhen vizita në vende historike, kulturore dhe turistike. Në kuadër të kësaj janë bërë përgatitjet edhe për një grup të ri në muajt e verës.