Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Në pjesët jug-perëndimore me periudha dielli. Pasdite në pjesët lindore, përveç në viset më të larta dëborë do të bie edhe në vendet më të ulëta.

Marketing

Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 6 gradë.

Edhe në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë Celsiusë.