Sot dhe nesër do të arrijmë maksimumin e këtij moti të ngrohtë që ka përfshirë Republikën e Maqedonisë dhe që nuk është i zakonshëm për këtë periudhë të vitit. Moti do të jetë më stabil, më me diell dhe shumë me erë. Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor (lokalisht me shpejtësi deri në rreth 80 km/h).
Sa i përket temperaturave të ajrit, ato kudo do të tejkalojnë 20 gradë, në shumë vende do të ngjiten deri në rreth, madje edhe mbi 25 gradë, ndërsa në rajonin e Vardarit do të arrijnë deri në rreth 30 gradë, veçanërisht të shtunën (15 mars).
Edhe në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë që do të ngjitet afër 30 gradëve.