Kështu duken grupet e ‘EURO2020’

Me ndeshjet finale të Play Off të zhvilluara ditën e enjte, janë kompletuar grupet e EURO2020, që do të organizohet në vitin 2021.

Marketing

Kampionati Evropian i vitit 2021, do të organizohet në 12 qytete evropiane.

Maqedonia e Veriut mundi Gjeorgjinë 1:0 në Tbilisi, për t’u kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen tjetër, Hungaria mundi Islandën, Sllovakia festoi përballë Irlandës së Veriut, ndërsa Skocia ia doli të triumfojë në Beograd ndaj Serbisë.

Pas ndeshjeve të Play Off, tani janë kompletuar gjashtë grupet e EURO2020.

Ekipet me të zeza, janë ato që kanë fituar vende përmes Play Off.

GRUPI A: Itali, Turqi, Uells, Zvicër

GRUPI B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia

GRUPI C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni

GRUPI D: Anglia, KROACIA, Republika Çeke, Skocia

GRUPI E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia

GRUPI F: Portugalia, Gjermania, Franca, Hungaria

Marketing