Me 29 dhe 30 Qershor në Zvicër mbahet AlbaFestival ku do të performojnë shumë artistë të njohur shqiptarë.
Mes tyre edhe artistja e famshme Elvana Gjata. Kjo e fundit do të performojë me një grup kërcimtarësh që do e shoqërojnë gjatë performancës.
E duket se për këtë festival, ajo është përgatitur shumë. Kjo për faktin se bashkë me Albi Nakon, Gjata është në prova intensive.
Pak nga to, ajo ka ndarë në rrjete sociale ku shfaqet e pa kuruar dhe pa grim, gjë për të cilën Elvana duket të mos e ketë problem.