Kështu po e planifikon Serbia ndarjen e Kosovës

Pasoja të mëdha janë paralajmëruar në rast se Kosova pranon diskutimet për ndarje apo shkëmbim të territoreve, në kuadër të opsioneve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

Marketing

Derisa takimi i radhës mes palëve është caktuar të mbahet në shtator, brenda Kosovës janë duke vazhduar përpjekjet për unifikimin e spektrit politik, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse nuk është apostrofuar publikisht, ndarja territoriale vazhdimisht ka qenë pjesë e kalkulimeve të palës serbe, kanë vlerësuar njohës të rrethanave politike.

Sipas politologut Belul Beqaj, Serbia e synon ndarjen përmes Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për të cilin është duke insistuar që t’i vishen kompetenca ekzekutive.

Analizën e tij, Beqaj e mbështet veçmas pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se, tani amerikanëve u intereson edhe mendimi i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Prandaj ndarja territoriale, siç ka thënë Beqaj, nuk përjashtohet nga vazhdimi i dialogut.

Marketing