Interneti jo gjithnjë është një komunitet pozitiv dhe i këndshëm. Rrjetet sociale si rrjedhojë shumë njerëz i përdorin për komente ofenduese dhe të këqia.
E njëjta gjë së fundmi ndodhi edhe me këngëtaren shqiptare Ronela Hajati, e cila është gjithmonë afër ndjekësve të saj në mediat online.
Përmes një postimi në llogarinë e saj, Ronela u ktheu përgjigjje të gjithë atyre komenteve të këqia, ofenduese që i vijnë në llogari këngëtares.
“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopen. Lopa shkretë ka bark dhe ‘cicë’, unë s’kam asnjërën nga këto, më vjen keq,” ishin disa nga fjalët e Ronelës në postimin e saj, të cilin në fund e mbylli me sportivitet, duke u kërkuar ndjekësve që t’i gjejnë një kafshë tjetër urgjent, Dragua p.sh që edhe t’ju djegë në të njëjtën kohë, të bëj të paktën diçka për ju”.
Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë.