Kështu u prit Talat Xhaferi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkojnë dorëheqjen e tij

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot në Kuvend e kanë pritur me transparent kryetarin Talat Xhaferi. Në transparentin në të cilin janë shkruar disa nga fjalët të cilat i ka përdorur Xhaferi ndaj punonjësve të Kuvendit, deputetët e opozitës maqedonase kërkonin dorëheqjen.

Marketing

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska, deklaroi se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga incidenti i Xhaferit me punonjësit e Kuvendit dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë.

“Është e patolerueshme që njeriu i parë që e ka nënshkruar Kodin e Etikës për sjellje në Kuvend, i pari ta shkelë atë dhe të ikë nga përgjegjësia”, tha Stojanovska.

Ajo theksoi se më e pakta që Xhaferi mund të bëjë është të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje