Kështu u rrahën tifozët italianë nga ata anglezë pas përfundimit të ndeshjes

Italia është shpallur Kampion i Evropës në futboll pasi e ka mposhtur Anglinë në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Marketing

60 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Wembley” dhe pjesa dërmuese e tyre ishin anglezë, përcjellë KosovaPress.

Tifozët vendas nuk e kanë pritur mirë disfatën e Anglisë dhe pas ndeshjes i kanë rrahur me grushte tifozët italianë në dalje të stadiumit.

Videoja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon momentet e përleshjes së tifozëve menjëherë pas ndeshjes.