Pavarësisht viteve që ikin, ajo e ka shpirtin e ri dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshoj asgjë dhe askush, shkruan “Kosovarja”.
Aktorja Leze Qena është yll prej më shumë se 60 vitesh dhe popullariteti i saj përherë ka qenë konstant.
Aktorja është ende mjaftë aktive në fushën e aktrimit, ajo luan në shfaqje, por edhe në seri televizive.
Leze Qena, së fundi ka qenë e ftuar në “Ballon pranverore” të “Rtv 21”, ku edhe ka vallëzuar pa u ndalë.
Ajo, po e shijonte çdo moment të kësaj mbrëmje, shkruan “Kosovarja”.