Fotografi Lennart Nillson kaloi 10 vitet e jetës së tij duke fotografuar rritjen e embrionit njerëzor, prej mbetjes shtatzënë deri tek lindja.
Bota dëgjoi për herë të parë për Lennart Nillson më 1965, kur revista LIFE publikoi 16 faqe me fotografitë e tij të embrionit njerëzor.
Fotografitë u ripublikuan menjëherë në ‘Stern’, ‘Paris Match’, ‘The Sunday Times’ dhe publikimet e tjera.
Mikroskopët dhe kamerat ishin pasioni i parë i Nillson madje edhe gjatë fëmijërisë. Pas ca kohe, pasioni i tij u shndërrua në ambicie për t’i treguar botës bukurinë e trupit të njeriut në një nivel ‘mikro’.
Nilsson bëri shumicën e fotografive të tij me ndihmën e një cistoskopi – një instrument mjekësor i cili përdoret për të ekzaminuar brendësinë e fshikëzës së urinës. Ai e ngjiti një kamerë të vogël për të dhe bëri mijëra fotografi për të kapur jetën e embrionit në barkun e nënës.
Spermatozoidi duke lëvizur përgjatë tubit fallopian drejt vezës
Veza
Momenti kritik
Një nga 200 milionë spermatozoidet e babait penetrohet në membranën e vezës
Spermatozoidi – koka përmban gjithë materialin gjenetik
Pas një jave, embrioni migron në mitër duke lëvizur poshtë tubit fallopian
Pas një jave tjetër, embrioni ngjitet në murin e mitrës
Embrioni në ditën e 22-të të zhvillimit. Zona e hirtë do të bëhet koka e fëmijës.
Nga dita e 18-të e zhvillimit, zemra e fetusit fillon të rrahë
28 ditë pas fekondimit
Në javën e pestë, fetusi është 9mm i gjatë; mund të shihet fytyra me gojën dhe sytë
Dita e 40-të e zhvillimit. Qelizat e jashtme të fetusit bashkohen me ato poshtë sipërfaqes së murit të mitrës nga placenta
Në javën e tetë të zhvillimit
Në javën e dhjetë. Qepallat tashmë janë gjysmë të hapura. Brenda disa ditësh do të formohen plotësisht.
Në javën e dhjetë, embrioni tashmë përdorë duart për të studiuar mjedisin përreth
Java e 16-të
Vijat e enëve të gjakut janë të dukshme në lëkurë
Java e 18-të. Fetusi tani mund të dëgjojë botën e jashtme
Java e 19-të
Java e 20-të. Fetusi tani është 20cm i gjatë. Qimet fillojnë të shfaqen në kokën e tij
Java e 24-të
Muaji i gjashtë
Java e 36-të. Brenda një muaji, foshnja do të lindë.
Libri i Nilsson, “Ka lindur një fëmijë”, u publikua më 1965. Ai u shit brenda pak ditësh dhe u ribotua shumë herë, duke u bërë një nga librat më të njohur të të gjitha kohërave.
Lennart Nilsson tani është 91 vjeç. Ai ende është i interesuar në shkencë dhe fotografi.