Këta janë 10 njerëzit më të pasur në futboll

Si çdo vit, “Forbes” ka publikuar top 10-shen e futbollistëve më të paguar në botë.

Marketing

Vazhdon dualizmi i madh futbollistik i dekadave të fundit mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

Më shumë se në fushën e blertë, ku koha e krahasimeve që duket se ka mbaruar, duke pasur parasysh moshën e dy yjeve të futbollit, sfida vazhdon të paktën nga pikëpamja ekonomike.

Ronaldo mbetet në krye të renditjes së lojtarëve më të paguar dhe pas tij është argjentinasi.

Superylli portugez, i cili kryeson listën për herë të gjashtë në dekadën e fundit, parashikohet të fitojë 220 milionë dollarë në fushë këtë sezon plus 65 milionë dollar nga reklamat, duke prekur shifrën e 285 milionë dollarëve në vit.

Messi, që ndodhet në vendin e dytë do të fitojë një total prej 135 milionë dollarëve.

I treti në renditje është Neymar, me brazilianin që këtë vit prek shifrën e 110 milionë dolllarëve.

Në top 10-she përfshihen Benzema me 104 milionë dollar, Mbappe me 90 milionë dollar, Haaland me 60 milionë dollar, Vinicius me 55 milionë dollar, Salah me 53 milionë dollar, Sadio Mane me 52 milionë dollar dhe në fund De Bruyne me 39 milionë dollar.

Marketing