Këta janë 20 banorët që u bënë pjesë e BBVK-së

Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.

Marketing

Banorja e parë është këngëtarja Rovena Stefa, ku hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”.

Latino-kosovari, Kevin Edmond, ishte banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, ishte banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Banori i katërt është aktori shqiptar Besforti Daka.

Bay T, është banorja e pestë e radhës që futet brenda shtëpisë më të famshme të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. 24 vjeçarja vjen nga qyteti i Mitrovicës.

Banori i gjashtë i shtëpisë më të famshme është gazetari Vullnet Krasniqi.

Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, gjersa në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si një ‘Marilyn Monroe’ shqiptare.

Banori i tetë është Leonardo Gashi, ai tregoi se është lind e rritë në Gjermani, teksa nga Kosova është prishtinali.

Burim Vatovci është banori i nëntë që i bashkohet BBVK3, me të cilat synon që të arrij sa më larg në këtë edicion.

Tutje Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni.

Ndryshe nga banorët e tjerë, Drilon Rama është me profesion boksier që bëhet banori i 11-të i këtij kasti.

Humoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja bëhet konkurenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend.

Ndërkaq pas tij hyren: Arioni, Xheneta, Aria, Gjesti, Gresa, Mevlani, Ana dhe Drenusha Latifi.

 

Marketing