Këta janë prokurorët e Speciales që po ndjekin penalisht ish-krerët e UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka publikuar emrat e prokurorëve, në faqen e tyre figuron vetëm emri i kryeprokurorit.

Jack Smith, është kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Marketing

Të dhënat dhe fotografia e tij janë publikuar edhe në faqen e internetit të Dhomave të Specializuar.

Madje nënshkrimin e tij e mban edhe aktakuza ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veslei, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ndërkohë,  Jack Smith nuk është i vetmi prokuror që punon në këtë zyrë në Hagë.

Por, të dhëna për të tjerët nuk ka.

Në faqen e interneti të Zyrës së Prokurorit, nuk ka asnjë të dhënë se kush janë prokurorët tjerë që po ndjekin penalisht ish pjesëtarët e UCK-së.

Madje nuk është i ditur as numri i prokurorëve që punojnë në këtë zyrë.

T7 ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të  jap përgjigje se kush janë prokurorët që punojnë në këtë organ.

Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Madje nuk e kanë bërë të qartë as faktin pse emrat e tyre nuk janë publikuar në ëebfaqe.

Pavarësishtë kësaj, disa nga emrat e prokurorëve janë mësuar tek kur filluan paraqitjet e të akuzuarve, para Gjykatës Speciale.

Pos kryeprokurorit Jack Smith, në seancën fillestare kundër Hashim Thaci mori pjesë edhe zëvendës prokurori, Aleksa Wajting.

Ndërkohë, prokurorë të tjerë janë edhe David Harbek dhe Alen Tiger.

Po në këtë zyrë në cilësinë e prokurorit punon edhe ish prokurorja e EULEX-it, Valeria Boliciq.

Ajo paraqiti pretendimet e prokurorisë kundër Nasim Haradinajt.

Por, të dhëna për biografinë e këtyre prokurorëve nuk mund të gjesh në faqen zyrtare të ZPS.

Në një broshurë të publikuar në këtë faqe, flitet për personalen e Zyrës së Prokurorit, po pa dhënë detaje.

Për dallim nga Zyra e Prokurorit, Dhomat e Specializuar kanë bërë publik emrat dhe biografinë e shkurtër të të gjithë gjyqtarëve që do të gjykojnë ish pjesëtarët e UCK-së.

Ndërkohë, edhe në sistemin prokurorial të Kosovë emrat e prokurorëve janë publik.

Marketing