Këtë fundjavë fillon shpërngulja e madhe e Gjykatës Penale në godinën e re

Këtë fundjavë fillon shpërngulja e madhe e Gjykatës Penale nga ndërtesa e vjetër në godinën e re. Procesi i shpërnguljes, siç njoftoi sot në brifing me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale, Igor Xholev, do të zgjatë dhjetë ditë. Pas procesit të shpërnguljes të gjithë proceset gjyqësore në kompetencë të Gjykatës Penale do të mbahen në objektin e ri.

Marketing

Në godinën e vjetër do të shpërngulen Reparti për Kundërvajtje që deri tani ka qenë në barakat e Parkut të Qytetit. Objekti i ri i Gjykatës Penale zyrtarisht u lëshua në përdorim më 31 mars. Ndërtesa e re ka 25 salla gjyqësore dhe kushte shumë më të mira të punës. Ndërtimi i godinës së re të Gjykatës Penale në Shkup filloi në maj të vitit 2010.

Marketing