Autostrada e re Milladinovc-Shtip do të lëshohet në përdorim deri në fund të javës.
Sipas paralajmërimit të institucioneve kompetente, autostrada në gjatësi prej 47 kilometra do të vendoset në funksion me regjim kohor të disa pjesëve ku planifikohet ndërtimi i dy pikë-pagesave.
Ndërtimi i autostradës filloi në muajin shkurt të vitit 2014, me investim në vlerë prej 206 milion euro, të siguruara nga kredia e bankës kineze EKSIM dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.