Kështu mund t’i ndihmoni vetes për të zbutur ndjenjën e dhembjes, të kruarit dhe ënjtjen të cilat mund të shfaqen pas pickimit.
Pickimi i bletës apo i grerëzës është i dhembshëm dhe i pakëndshëm, mirëpo nëse jeni alergjikë do të duhej shpejt të kërkoni ndihmën e mjekut.
Nëse jo, është mirë të dini se si mund t’i ndihmoni vetes në mënyrë që të zbusni ndjenjën e dhembjes, të kruarit dhe ënjtjen, të cilat mund të shfaqen pas pickimit.
Nëse ju pickon bleta apo grerëza, gjithsesi përpiquni që ta nxirrni thumbin nëse ka ngelur në vendin e pickimit, pastaj atë pjesë të trupit fërkojeni me tabletën e njomur të aspirinës apo me pak sodë bikarbonati.
Ky truk do të duhej të eliminonte ndjenjën e dhimbjes, të kruarit dhe do të pengojë shfaqjen e ënjtjes.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/kete-truk-cdokush-qe-pickohet-nga-bleta-duhet-ta-dije-563341/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright