Këto janë 48 bazat ushtarake serbe në kufirin me Kosovën(DOKUMENTE)

Serbia gjithnjë ka mbajtur forca të mëdha ushtarake në kufirin me Kosovën.

Marketing

Bëhet fjalë për 48 baza ushtarake, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmerisë. Ajo me këto forca gjithnjë ka ushtruar tensione dhe paralajmërime pë konflikt duke shkelur edhe vijën kufitare të demilitarizimit prej 5km që ishte pjesë e marrëveshjes së Kumanovës, përcjell INA.

Për këto baza ushtarake ka alarmuar vazhdimisht edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.

Analisti boshnjak pë siguri, Jasmin Mujanoviq përmes Twitter ka publikuar dokumente ku shihet saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se ka pranuar një sërë dokumentesh ku përshkruhet në detaje prania e Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë.

Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë. Shiko👇🏻

 

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Maxheere (Preshevë-Gjilan), e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia poashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj. Klan Kosova kishte dhënë detaje për këto baza.

Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare. Një bazë paksa më e madhe është në fshatin Cepotin në afërsi të Bujanocit.

Por si objekt strategjik ushtarak dhe i spiunimit është Qendra Humanitare e cila ndodhet në Nish, e cila është duke u përdorur nga Rusia për qëllime të shërbimeve sekrete.

Sipas drejtorit ekzekutiv të SEES, Agim Musliu në këtë Qendër bëhen trajnime të personelit me armë të gjata.

“Kur është pyetje Qendra Humanitare në Nish, unë pajtohem me konstatimin se i vetmi fakt nga ajo që thuhet, është ajo gjendet në Nish. Asgjë tjetër. Nuk ka të bëjë asgjë me punë apo veprim humanitar. Është një qendër klasike e spiunazhit rus, e cila përdoret për punët e shërbimit sekret rus. Në një qendër humanitare nuk bëhen trajnime me armë të gjatë dhe nuk ka punëtorë të sigurisë më armë të gjata”, thotë Musliu në dokumentarin “VIRSUSSIA”.

Gjatë kohë u kërkua mbyllja e kësa qendre që ishte hapur në vitin 2012. ShBA së fundi kërkoi që Serbia të tërheq ushtrinë përsaj kufirit me Kosovën. (INA)

 

Marketing