Ballina Sport Këto janë 5 ndeshjet e Serie A që do të luhen pa...

Këto janë 5 ndeshjet e Serie A që do të luhen pa tifozë

Duke parë zhvillimet e Koronavirusit në Itali, më shumë në pjesët veriore, Serie A ka njoftuar se pesë ndeshje të kësaj jave do të luhen pa tifozë.

Marketing

Juventus-Inter dhe Milan-Genoa gjithashtu përfshihen në këto ndeshje, transmeton Indeksonline.

Koronavirusi ka kapluar veriun e Italisë dhe vendimi për luajtjen e këtyre ndeshjeve me dyer të mbyllura nuk është befasi. Në fakt, do të ishte befasi nëse ato do të luheshin të stërmbushura nga tifozët.

Këto janë ndeshjet e Serie A që do të luhen pa tifozë:

Udinese vs. Fiorentina
Milan vs. Genoa
Parma vs. SPAL
Sassuolo vs. Brescia
Juventus vs. Inter

Marketing
Exit mobile version