Ballina Lajme Shqipëri Këto janë 7 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë

Këto janë 7 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë

Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Marketing

Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së arkivit shtetëror të Turqisë dhe drejtorisë se përgjithshme të arkivit të Shqipërisë.
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptar.
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë se emergjencave dhe ministrisë së brendshme të Turqisë.
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe ministrisë se jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin ne fushën e protokollit.
Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë se Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit te folklorit shqiptar.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të hënë.

Erdogani u prit me ceremoni në Rinas, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrat shqiptarë.

Kryeministri Rama mbajti rreth orës 12:00 fjalën e tij përshëndetëse para konferencës së përbashkët me Erdogan.

Ai falënderoi në Laç, presidentin turk për ndihmën e dhënë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019, ndërsa vetë Erdogan u shpreh krenar për punimet që kanë bërë në Shqipëri.

Marketing
Exit mobile version