Ballina Sport Eriksen rikthehet në Premier League? Skuadra angleze ka gati ofertën

Eriksen rikthehet në Premier League? Skuadra angleze ka gati ofertën

Cristian Eriksen pas problemeve në zemër që pësoi gjatë Europianit, është gati të rikthehet në fushën e lojës, teksa ka filluar edhe stërvitjen.

Marketing

Lojtari danez ndërpreu kontratën me skuadrën e Interit për shkak se në Seria A nuk lejohet të luajnë ata lojtarë që kanë defribilator në zemër, dhe në këto kushte Eriksen e pa të arsyeshme t’i jepte “lamtumirën” kampionatit italian.

Në drejtim të mesfushorit danez ka ardhur një ofertë dhe sipas “The Athletic“, Brentford i ka ofruar ish-mesfushorit të Interit, një kontratë gjashtëmujore me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Vetë lojtari ka deklaruar se dëshiron të luajë në botërorin “Katar 2022”, prandaj mundësia për t’u rikthyer menjëherë si protagonist në Premier League, mund të jetë “asisti” që i duhet fantazistit.

Exit mobile version