Ballina Lajme Maqedoni Qeveria e re, Kovaçki: Shumica e re, pa legjitimitet dhe e paaftë

Qeveria e re, Kovaçki: Shumica e re, pa legjitimitet dhe e paaftë

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se qeveria e re është pa legjitimitet, ajo vazhdon të ketë shumicë jostabile, të paqëndrueshme dhe me këmbë të qelqta.

Marketing

Dragan Kovaçki i VMRO-së pyet LSDM dhe BDI a është kjo qeveri me një shumicë stabile e që mbrëmjen e djeshme në Kuvend u votua me vetëm 62 deputetë.

Sipas Kovaçkit kjo shumicë nuk ka kapacitet e plotë për ta udhëhequr dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe shëndetësore e as të cbllokojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“LSDM dhe BDI votuan qeveri me vetëm me votat e 62 deputetëve. Qeveria e vjetër-e re, e formuar nga kuadrot e lodhura dhe të komprometuara në krye me pengun Kovaçevski, nuk ka legjitimitet, kapacitet dhe autoritet për të udhëhequr, e aq më pak për ta nxjerrë vendin nga gjithsej 4 situatat e shpallura krize në territorin e vendit si dhe c’bllokimin e rrugës sonë drejt BE-së. Përgjegjës për 4 situatat e krizës dhe situatën në përgjithësi të keqe në vend është edhe kryeministri i ri, i cili si zëvendësministër aktual i Financave dhe bashkëpunëtor i afërt i Zoran Zaev ka marrë pjesë në krijimin e politikave të gabuara të cilat kanë dëmtuar ekonominë, arsimin, shëndetësinë” – tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për ikje nga përgjegjësia, pasi i ka lënë dikasteret kyce të qeverisjes që aktualisht kanë barrën më të madhe në menaxhimin e krizave.

Exit mobile version