



Çmimi i benzinës nga sonte në mesnatë ulet për 1,5 denarë, ndërsa derivatet dizel rriten për gjysmë denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0.28 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet 77 denarë, EURODIESEL BS (DE V) për 68, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 67 denarë për litër. .
Me vendim të ERC-së për 0,407 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,852 denarë.