Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,83% në krahasim me vendimin e datës 27.06.2022.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2,50 denarë/litër.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 109.00 (denarë / litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 111.50 (den/litër)
EURODIESEL BS (DE V) do të shitet për 106.50 (denar/litër)
Vaj për djegie – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 105.00 (den/litër).