Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 denarë, ndërsa dizeli dhe karburanti ekstra i lehtë për një denarë, vendosi Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 70,50 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 është 72,50 denarë për litër. Lidat EURODIESEL (D-E V) do të shitet për 62 denarë dhe Vaji ekstra i lehtë për shtëpi (EL-1) për 51,50 denarë për litër.
Shitja me pakicë e mazutit M-1 NS rritet 1,343 denarë dhe një kilogram i këtij energjensi do të kushtojë 36,081 denarë.
Shitje me pakicë të derivateve të naftës konform Metodologjisë për formimin e çmimeve, rriten mesatarisht për 2,35 për qind.
KRE e ka marrë këtë vendim në bazë të çmimeve të derivateve të naftës në tregun botëror dhe kursi i denarit në raport me dollarin gjatë javës së kaluar.