Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka sjellë vendim me të cilin shtrenjtohet çmimi i dizelit, ndërsa benzinat mbeten të pandryshuar.

Marketing

Sipas vendimit të ri, pas mesnate, për 0.50 denarë shtrenjtohet çmimi i dizelit, ndërsa benzinat mbeten me çmim të njëjtë.

Një litër EURODIZEL do të shitet për 62 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 mbetet i pandryshuar, gjegjësisht, një litër EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet 69.50 denarë për litër, si dhe EUROSUPER BS-98 do të shitet për 71.50 denarë.

Çmimi Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri do të jetë 52.00 denarë për litër.