Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë do të lirohen për një denar, ndërsa diseli për një denar e gjysmë, vendosi në seancën e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Marketing

Çmimi i ri i Eurosuper BE 95 arrin 71 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS 98 do të shitet për 73 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 51,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i ri i Eurodiselit (D-E V) arrin 62,5 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,81 denarë për kilogram dhe çmimi i ri për këtë energjens do të arrij 33,897 denarë.

Ulja e çmimit me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht është për 1,96 për qind. KRRE e miratoi këtë vendim në bazë të çmimit mestar të naftës të papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin në dy javët e fundit.