Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës që hynë fuqi nga mesnata.
Sipas çmimores së re, çmimet e benzinës Super 95 dhe Super 98 mbeten të pandryshuara, gjegjësisht do të shiten për 66.50 dhe 68.50 denarë, ndërkohë që ndryshim nuk do të ketë as në çmimin e dizelit, i cili edhe gjatë kësaj jave do të shitet për 60.50 denarë për litër.
Këto çmime mbeten në fuqi deri të hënën e ardhshme.