Këto janë kompanitë të cilave iu ndërpre aktiviteti për lojërat e fatit online

Qeveria sot mori vendime me të cilat shfuqizohen licencat për lojërat e fatit në internet.

Marketing

Për shkak të parregullsive në punë, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për punë dhe sjellje të paligjshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin në lidhje me nevojën e ndërprerjes së Shoqatës për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria e re shtetërore Lotaria NOVO VLT SHPK- Shkup dhe shoqatave për organizimin e lojërave të fatit onllajn, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore – MOZZART SHPK Shkup, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore – 77 BITS SHPK Shkup dhe Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria Shtetërore – VEZUV SHPK Shkup, në të cilën SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është partner dhe ndërmerr aktivitete për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave në internet (onllajn) të  Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë – CASINOS AUSTRIA SHPK- Shkup.

“Angazhohet Shoqata për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë – KASINOS AUSTRIA SHPK – Shkup t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave të fatit në internet (onllajn) nga rrjeti global i internetit, në bazë të Interpretimit autentik të nenit 7 paragrafet (2), (3) dhe (4) nga Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese”, informon Qeveria.

Kryeministri Hristian Mickoski para mbajtjes së mbledhjes qeveritare tha se licencat për kazinotë onllajn janë të jashtëligjshme dhe me heqjen e tyre do të realizohet premtimi parazgjedhor.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë janë vendimet për kazinotë onllajn, të harmonizuara me ligj. Po, ai që ishte premtim parazgjedhor sot do të realizohet, ato licenca të cilat janë të jashtëligjshme sipas nesh, ndërsa edhe sipas mendimit juridik parimor të cilin e morëm nga dikasteri, do të hiqen”, deklaroi Mickoski, në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në komunën Gjorçe Petrov.