Këto janë pesë kompanitë më të suksesshme sipas OEMVP

“Vardar Delomit” është përzgjedhur si kompania më e suksesshme për vitin 2018 në ranglistën e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për 100 kompanitë më të suksesshme.

Marketing

Në mesin e 5 kompanive ishin dhe kompanitë “Alma-M”, “Kiper Market”, “Neptun” dhe “Dauti Komerc”, ndërsa kompania më e suksesshme e udhëhequr nga një grua është kompania “UNIQA”, ndërsa kompania “Slajs” ka marrë çmimin si kompania me e përhapur në tregun global.

“Shpërblejmë kompanitë më të mëdha, më të fuqishme dhe më të suksesshme. Aktiviteti top 100 është dëshmi se OEMVP është rritur si në aspekt të anëtarësisë së shërbimeve dhe aktiviteteve, por dhe të projekteve. OEMVP ka filluar punën me grande institucionale, duke vazhduar me projekte të BE–së dhe USAID-it, sot jemi partner institucional i forumit ekonomik botëror”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni, tha se kompanitë në top 100 shpirtin sipërmarrës të OEMVP-së.

“Që sipërmarrësia të lulëzojë duhet ambient, të bëhet biznes shteti i së drejtës, administratë efikase, procedura të thjeshta dhe zhvillim të barabartë rajonal”,- tha drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.

Zëendëskryeministri, Koço Angjushev, kompanitë e mëdha në rritje dhe të suksesshme i vlerëson si heronj dhe gjeneratorë kryesorë të ekonomisë së vendit.

“Jemi munduar që ekonomisë t’ia ndërrojmë kahjen, të mos jetë ekonomia Qeveria dhe Parlamenti, por ekonomia të jetë e drejtuar nga sektori real, sektori i kompanive. Për atë një nga masat e para që kemi ndërmarrë ka qenë që t’i barazojmë kompanitë tona dhe të huaja, kemi bërë që të gjitha kompanitë të ndjehen të barabarta e të mos ndjehen të diskriminuara”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Eksporti gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin 2018 ka shënuar rritje prej 13 për qind, gjithashtu dhe sektori industrial ka shënuar rritje.

Në të ardhmen duhet të bëjmë që shteti ligjor të funksionojë dhe të mos stërzgjaten procedurat ligjore dhe me këto masa besoj që në të ardhmen do të kemi suksese më të mëdha, potencoi Angjushev.

Marketing