Këto janë rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Mbrëmë ka përfunduar procesi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që është mbajtur në 28 vendet anëtare të bllokut.
Mbi 400 milionë evropianë kanë votuar për të zgjedhur 751 përfaqësuesit e tyre të ri të cilët do t’i prezantojnë ata në Bruksel dhe Strasburg në pesë vjetët e ardhshme.

Marketing

Rezultatet e para preliminare tregojnë se më së shumti ulëse në këtë proces ka fituar EPP – Partitë Popullore Evropiane që kryeson me 179 ulëse apo përkthyer në përqindje 23.70 përqind.

Më 20.24 përqind apo 152 ulëse pasojnë Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokrtarëve.
Ulëse për herë të parë në PE ka zënë edhe një shqiptare. Arba Kokolari nga Suedia është njëra prej 751 përfaqësuesve politikë të ri evropianë.

Këto janë grafikat ku mund të shihen të plota rezultatet preliminare për Parlamentin Evropian.