Këto janë të gjitha masat e reja antiCOVID në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar pro ndryshimit të masave antiCOVID. Kësisoj ka vazhduar lehtësimin i masave antiCOVID, ku ndër të tjerash përfshihen edhe hoteleritë dhe gastronomia.

Këto masa hyjnë në fuqi nga dita e sotme:
Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme në kufizimin e shfrytëzimit të 70% të kapaciteteve të hapësirës

Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit të hapësirë, por jo më shumë se 300 të ftuar

Lejohen aktivitete e klubeve të natës deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura, ndërsa deri në 70% të kapaciteteve në ambiente të hapura

Lejohen aktivitetet e shërbimeve të Gastronomisë me shfrytëzim hapësirë të 50% nga 05:00-23:00, përveç të premteve dhe të shtunave nga ora 05:00-00:00

Në hapësirat garuese në ambiente të mbyllura, lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të hapësirës ndërsa me hapësirat garuese në ambiente të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapaciteteve të hapësirës.

Marketing