Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) edhe këtë vit organizoi ngjarjen tashmë të njohur dhe ekskluzive për përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme dhe më të fuqishme në vend “TOP 100”.
Sipas kritereve të OEMVP-së, nga 20 mijë kompanitë e analizuara, top 5 kompanitë në Maqedoni gjatë vitit 2021 kanë qenë: ”
1. Kipper Market”
2.
“ATS Group”
3. “Pucko Petrol”
4. “Dauti Komerc”
5. “PoFix”
Kompania me rritje më të madhe në vitin 2021, u shpall “Dekor Tekstil”. Kompania më e suksesshme e udhëhequr nga një grua u shpall “Dogan Air”. Këtë vit u nda edhe çmimi për kompaninë më të mirë me “Eko-investim” të cilin e mori ” International Fresh Food. Kompani për partneritet më të suksesshëm u shpall “Vardar Dolomit”.
Në këtë ngjarje i pranishëm ka qenë edhe zv.kryeministri i Qeverisë së RMV-së për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se ndihma e qeverisë për bizneset ka treguar seriozitetin dhe partneritetin qeveri – biznese.
“Sot ndjehem aq i lumtur sikur kthehesh në shtëpi. Nuk duhet të harrojmë sfidat që i kemi pasur së bashku. Rritja e kompanive të OEMVP tregon fuqinë e tregut dhe kreativitetit të kompanive për të bërë mirë. Ndihma e qeverisë për bizneset me 6 pako të sjellura tregon seriozitetin e partneritetit qeveri dhe biznese. Duartrokas kompanitë për suksesin. Kjo ndikon në përmirësimin e produktivitetin e kompanive” tha Bytyqi.
Nga OEMVP njoftuan se “TOP 100” kompanitë këtë vit kanë pasur 920 milionë euro qarkullim, si dhe 72 milionë euro fitim dhe 74 milionë euro investime.