Këto janë ushqimet që duhet të hani për të përmirësuar gjumin

Të bësh gjumë të rehatshëm është shumë e rëndësishme për shëndetin e gjithsecilit prej nesh.

Marketing

Gjumi i mirë mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar.

Përzgjedhja e ushqimeve për një gjumë të mirë është gjithashtu e rëndësishme dhe disa prej tyre janë:

Bananja

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bajamet

Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Shalqiri

Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Çaji bimor

Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.