Këto janë vendimet e Këshillit për preventivë në Komunën e Çairit

“Konkluzionet e mbledhjes së gjashtë të Këshillit për preventivë në Komunën e Çairit

Marketing

1. Të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Çairit, Shtabit Lokal të Emergjencës dhe Ministrisë për Punë të Brendshme për ngritjen e vetëdijes kolektive dhe stimulimin e qytetarëve për aplikimin e masave të mbrojtjes nga virusi COVID 19.

2. Anëtarët e Këshillit për preventivë të Komunës së Çairit kërkuan nga organet e rendit angazhim më të madh për zbatimin e protokoleve dhe rekomandimeve të Qeverisë.

3. Këshilli për preventivë i Komunës së Çairit apelon deri te qytetarët të përdorin maskat mbrojtëse, të mbajnë distancë sociale, të shmangin kontaktet e drejtpërdrejta respektivisht tju përmbahen të gjitha rekomandimeve dhe protokoleve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.