Qeveria e re ka mbajtur sot seancën e parë. Në këtë seancë konstituive, në krye të Zyrës së Kryeministrit u emërua Martin Popov.
Qeveria sot miratoi vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave dhe për anëtarë emëroi Slavjanka Petrovska ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovskin ministër të Punëve të Brendshme, Dr. Bujar Osmanin Ministër të Punëve të Jashtme. Bekim Sali, MK, Ministër i Shëndetësisë, Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve, dhe Stojance Angelov, Drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Shef i Grupit të Vlerësimit.