Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 36-të miratoi Planin vjetor për blerjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Plani vjetor do të rregullojë marrëveshjet për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve gjatë vitit 2022 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së bashku me qeveri nga shtetet tjera. Në këtë periudhë janë të planifikuara 8 projekte me shtete anëtare të NATO-s, në kuadër të modernizimit të Armatës, duke përfshirë automjete dhe armatim, si dhe shërbime për mirëmbajtjen e tyre për nevoja të përgjithshme dhe speciale.
Në këtë seancë u miratua Strategjia për romët për vitin 2022-2030, ku qartësohen politikat sociale dhe ekonomike të përfshira në Strategjinë për përfshirjen e romëve për periudhën 2022-2030. Në lidhje me realizimin e kësaj strategjie, ministrat përkatës duhet të përgatitin Planin aksional ku do të jenë prioritetet.
U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijë dhe Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, duke e harmonizuar me Ligjin për rrogën minimale dhe Ligjin për punonjësit administrativ.