Qeveria në seancën e sotme miratoi raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve.
Në seancën e 108 të ekzekutivit janë miratuar edhe propozim-amandamentet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjin për fitimin.
Nga seanca e 108-të e qeverisë:
Shqyrtuam dhe pranuam Raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin,
Rishikuam dhe Miratuam Programin Mbështetës të vitit 2022 për Shtypjen dhe Shpërndarjen e Mediave të Shkruara dhe obliguam Sekretariatin e Përgjithshëm për zbatimin e Programit,
Sollëm Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve,
Në seancën e Qeverisë u bënë disa ndryshime në programe dhe dekrete, të cilat u miratuan me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave,
Sollëm Vendim për transferim të mjeteve nga Buxheti për vitin 2022 në shumë prej 15.000.000,00 denarë për Kryqin e Kuq si ndihmë financiare për veprim në situata emergjente,
Sollëm Vendim për realizimin e aktivitetit stërvitor “SEESIM-22” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.