Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e dytë ku u morën disa vendime, ndër të cilat vendimi për heqjen e drejtorëve ekonomikë të klinikave dhe vendim për emërimin e udhëheqësve drejtues të pesë institucioneve shtetërore.

Marketing

Goce Dimovski është emëruar në pozitën е ushtruesit të detyrës të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale. Dimovski është doktor i shkencave, ka doktoruar në temën “Roli i investimeve të huaja direkte në performancën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë”. Ka përvojë pune shumëvjeçare në institucione dhe kompani si OSBE-ODIHR, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Parku Nacional “Mavrovë”, Këshilli për furnizime publike të Maqedonisë, Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup, Pellagonia SHA Gostivar, Ministria e Financave – Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP dhe MSIP2) financuar nga Banka Botërore, CRPPR – Projekti për planifikim strategjik, hulumtim, zhvillim studimesh dhe krijimi i një pako projektesh për zhvillimin rajonal të rajonit të Pollogut (iCARE) dhe Këshilli i Komunës së Gostivarit.

Dimovski ka përvojë edhe në realizimin e projekteve investive të financuara nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Gjermane për Zhvillim Kfw.

Qeveria e ka emëruar, Aleksandar Pandov për ushtrues detyre të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve. Pandov ka diplomuar në histori në Institutin për histori në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Ka qenë deputet në kuvendin maqedonas nga viti 1998 deri në vitin 2002. Pandov ka përvojë pune edhe në sektorin privat.

Për ushtrues detyre në Fondin e sigurimit shëndetësor, Qeveria ka emëruar, Sasho Klekovski. Klekovski ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi në Shkup dhe programi akademik MBA në UACS. Ka një përvojë tridhjetëvjeçare si menaxher, analist, konsulent në sektorin publik, civil dhe privat. Ai është themelues dhe anëtar i organeve të disa organizatave të shoqërisë civile, si dhe ka bashkëpunuar me një numër të madh organizatash të shoqërisë civile, rrjete dhe platforma nga fusha të ndryshme. Bashkëkryetar i parë i Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë nga viti 2007 deri në vitin 2010.

Ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Biznesit të UACS për studimet MBA në lëndën Financa e sipërmarrjes nga viti 2013 deri në vitin 2016. Në sektorin publik ka punuar në përgatitjen e disa strategjive nacionale, si Strategjia e parë për Bashkëpunimin e Qeverisë me Sektorin Civil 2007-2011 dhe Programi i parë Shtetëror për Parandalimin dhe shtypjen e Korrupsionit 2007-2011. si për forcimin e kapaciteteve të institucioneve, si Avokati i Popullit dhe Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Në sektorin privat, ai ka punuar në analiza strategjike, si Indeksi i Burokracisë në 2020 dhe 2021, dhe si konsulent për ristrukturimin e biznesit.

Qeveria caktoi Oliver Milanov për ushtrues detyre drejtor të të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Milanov u diplomua në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Milanov ka përvojë pune në fushën e sigurisë ushqimore dhe vjen nga pozita e ushtruesit të detyrës udhëheqës të Sektorit për ushqim me origjinë joshtazore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ka marrë pjesë në komitete dhe punëtori në fushën e sigurisë ushqimore dhe ka marrë certifikata ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në trajnime të organizuara nga Bashkimi Evropian.

Qeveria i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për për ushtures detyre të “Pyjeve Nacionale”.

Trajanov është profesor i rregullt në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup, në drejtimin Shfrytëzimi i pyjeve, mekanizimi në pylltari dhe të tjera, në lëndët Transporti pyjor, hapja e pyjeve, hyrje në ndërtim, objektet e infrastrukturës së parkut, ndikimi i aktiviteteve në ambientin jetësor, praktika e Drejtë. Në vitin 2001, Trajanov ishte anëtar i bordit të drejtorëve të SHIK Plaçkovica – Radovish (përfaqësues i kapitalit shtetëror). Në vitin 2006 ishte këshilltar i jashtëm në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe ishte pjesëmarrës në grupin punues për transformimin e NP Pyjet e Maqedonisë në vitin 2013. Trajanov ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Radovishit, si dhe deputet nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ka ndjekur trajnime të shumta dhe ka botuar një sërë punimesh shkencore dhe kërkimore në fushën e pylltarisë.

Duke pasur parasysh se deri më tani ndërtesa e Qeverisë është e rrethuar me një gardh jofunksional dhe jopërfaqësues në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka ngarkuar Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkët që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së Qeverisë që tashmë ishte vendosur një herë. Në të njëjtën kohë, drejtori i SHPPP-së, Ivica Tomovski, informoi se rrethoja është mbajtur në mënyrë jo të duhur nën ndikime të jashtme në objektin e kazermës Ilinden, për çka do të bëjnë vlerësim shtesë.

Njëherit, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për kujdesin shëndetësor, Qeveria mori vendim për heqjen e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe atij mjekësor , të cilat deri më tani ishin të pranishme në qendrat shëndetësore, me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve. Po ashtu, në këtë mënyrë realizohet edhe një premtim tjetër nga programi i Qeverisë.