Pirja e duhanit

Sipas Fox News, dëmet e pirjes së duhanit janë të njohura, jo vetëm për shëndetin e mushkërive, por edhe për plakjen e parakohshme të lëkurës dhe rritjen e rrezikut të humbjes së dhëmbëve.

Pirja e duhanit krijon toksina që dëmtojnë elasticitetin e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit, duke përshpejtuar më tej shfaqjen e rrudhave.

Mospërdorimi i kremrave kundër diellit

Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë plakje të lëkurës, rrudha, varje dhe njolla. Përdorimi i përditshëm i një kremi kundër diellit me SPF të lartë dhe shmangia e ekspozimit maksimal në diell do të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës.

Të ushqyerit e dobët

Një dietë e bazuar në ushqime të përpunuara, sheqer dhe yndyrë shkakton inflamacion, redukton kolagjenin dhe përshpejton plakjen e lëkurës.

Ushtrime të pamjaftueshme

Pasiviteti fizik përshpejton plakjen, duke çuar në humbje të muskujve, ulje të densitetit të kockave, shtim në peshë dhe probleme kardiovaskulare. Nga ana tjetër, ushtrimet e rregullta janë thelbësore nëse dëshironi të ruani gjendje të mirë fizike dhe të qëndroni të rinj.