Kezharovski nuk do të gjykohet për “Likudimin” për shkak të vjetërisë së lëndës penale

Gazetari Tomisllav Kezharovski nuk do të gjykohet për rastin “Likudimi”, për shkak të vjetërsisë të veprës penale.

Marketing

Gjykimi nuk do të zhvillohet  edhe për ish gjykatësin hetues Valentin Zafirov, për avokatin Sashko Llazarov dhe për Jane Pavllovski -Tica.

Prokurori publik  në seancën e stome kërkoi nga gjykata që të konstatojë se veprat penale që i ka bërë duhet të shpallen si vepra të vjetërsuara.

Rasti “Likuidimi” ka të bëjë me lëndën që lidhet me vrasjen e Llazar Milloshevskit nga vitit 2005 në Oreshe të Velesit, për të cilën  gjithsej tetë persona u dënuan për vepra të ndryshme penale.

Në vitin 2013 i akuzuari Valentin Zafirov mori dënim prej pesë vitesh e gjysmë  për  dhënien e paautorizuar të  informacioneve dhe të dhënave për dëshmitarët dhe ndërmjetësim joligjor, ndërsa gazetari Tomisllav Kezharovski – katër vjet e gjysmë burg sepse sipas aktgjykimit ai në vitin 2008  në  dy botime radhas të “Reporter 92” e ka bërë të ditur identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në këtë lëndë gjyqësore.