KFC së shpejti edhe në Shkup, është shpallur konkursi

KFC, brendi i njohur amerikan njofton zyrtarisht hyrjen e saj në tregun maqedonas. Sot është publikuar edhe thirrja për HR Officer.

Marketing

Tani po zgjerohemi në Maqedoni dhe po kërkojmë kandidatë të kualifikuar që ndajnë me ne: vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj punonjësve.

Ne kemi në plan të hapim më shumë se 15 restorante në Maqedoni dhe të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë që të zhvillohen në nivel profesional, thuhet në njoftimin e publikuar nga KAN International DOOEL.

KFC është një lider në përgatitjen e mishit të pulës. Një nga zinxhirët më të mëdhenj të restoranteve në botë me më shumë se 20,000 restorante në më shumë se 100 vende.