KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Veri të Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan. Gallieni ka thënë se grupet e dhunshme janë organizuar për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato.

Marketing

Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit.

“KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armët. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.

Më tej Gallieni ka thënë se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Njëra palë, për marrjen e vendimeve, pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë, dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve”.

Gjithashtu, Gallieni ka vlerësuar se situata në veri është duke u qetësuar, në aspektin e sigurisë Gjithashtu, Gallieni ka vlerësuar se situata në veri është duke u qetësuar, në aspektin e sigurisë.

“Kur këto ngjarje kanë nisur, do të thotë disa ditë para 29 majit, nuk mund të them se ka pasur koordinim, sepse ka qenë veprim i njëanshëm, i marrë prej institucioneve të Kosovës, për t’i dërguar kryetarët nëpër komuna, përmes përdorimit të forcës. Mirëpo, më vonë, ne jemi organizuar që të angazhohemi paraprakisht nëpër këto komuna, dhe më 29 maj kemi qenë atje, si dhe kemi ndërhyrë mes palëve”.

Zyrtari i KFOR-it, po ashtu është shprehur se prej 5 qershorit, mbi 500 pjesëtarë të NATO-s kanë shkuar në Kosovë, për të përforcuar misionin. Ai ka thënë se përforcimet do të jenë në Kosovë “aq sa të ketë nevojë”.

Protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve.

Marketing