KFOR-it i shtohen edhe 130 ushtarë rumunë

Ushtria rumune ka përfunduar plotësimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë me kompaninë nga rezerva strategjike në dispozicion të SACEUR, me një staf prej rreth 130 ushtarësh.

Marketing

Vendimi për shtimin e trupave rumune u mor pas autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për të plotësuar forcat për të menaxhuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe nën-njësia rumune, në nivel kompanie, është pjesë e rezervës strategjike në dispozicion të SACEUR brenda KFOR-it në Kosovë, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes rumune.

Rumania ka marrë përsipër, si një aleat i NATO-s dhe shtet anëtar i Bashkimit Evropian, të kontribuojë, me forca dhe mjete ushtarake, në përpjekjen për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht Rumania ka dislokuar në operacionet në Ballkanin Perëndimor mbi 480 ushtarë, nga të cilët rreth 270 në Bosnje dhe Hercegovinë. Me plotësimin e përfunduar sot, në Kosovë, në operacionin e KFOR-it, rreth 210 ushtarë rumunë janë duke kryer misione.

Marketing