Khabib: Ja pse fillova të rrahem me stafin e Gregorit

Khabib Nurmagomedov e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në UFC 229, pasi ka mposhtur McGregor.

Marketing

Nurmagomedov ka fituar duelin në raundin e katërt me “submission”, në eventin që u zhvillua në T-Mobile Arena në Las Vegas, shkruan GazetaBlic.

Skandali më i madh i këtij dueli ndodhi pas fitores së luftëtarit rus, kjo pasi Khabib filloi t’i sulmojë pjesëtarët e ekipit të McGregor, ku më pas edhe gjithçka u shndërrua në një rrëmujë të vërtetë – ku të dyja ekipet startuan një përleshje masive.
Khabib ka folur pas ndeshjes, ku tregoi pse u rrah me stafin e Gregor.

“Para së gjithash dua të kërkojë falje për komisionin atletik. Kjo është ana ime e keqe. Ai flet për fenë time, ai flet për vendin tim, ai flet për babain, ai vjen në Brooklyn dhe ai (sulmoi) autobusin”.

“Më vjen keq, por nuk ishte në të vërtetë faji im, ai e filloi atë, shiko atë që bëri Conor”, përfundoi Khabib.