Khabib Nurmagomedov i dërgoi një mesazh të mprehtë presidentit francez Emmanuel Macron, lidhur me deklaratat e tij rreth Islamit.
Këto ditë ka sulme në Francë dhe Macron fajësoi islamistët, ndërsa kampionit të peshave të lehta në UFC nuk i pëlqejë kjo.
“Lëreni të plotfuqishmin të shpërfytyrojë fytyrën tuaj dhe ata si ju që fyejnë më shumë se një miliard e gjysmë myslimanë”, ka shkruar Khabib në rrjetet sociale.
“Allahu ju turpëroftë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ne muslimanët e duam Profetin tonë Muhamed më shumë sesa nënën, babanë, fëmijët, gruan dhe të gjithë të dashurit tanë”.
“Më besoni, këto provokime do t’ju kthehen”, shkroi ai.
Kujtojmë se Khabib së fundi është pensionuar nga nga UFC, me një rekord prej 29 fitore në 29 ndeshje