Khabib Nurmagomedov: Unë dua të luftoj me gangsterë të vërtetë e jo me pula si McGregor

Pas përfundimit të meçit të fundit, Nurmagomedov ka thënë se është çmenduri arritja e tij.

Marketing

“Është e çmendur dhe ju e dini këtë. 26-0, 10-0 në UFC dhe un jam i padiskutueshëm si kampion i lehtë”, deklaroi Nurmagomedov.

29-vjeçari menjëherë pas kësaj fitore ka folur edhe për irlandezin Conor McGregor.

Ai ka falënderuar Al Iaquintan për meçin derisa ka thënë për McGregorin se dëshiron të luftojë me autobus.

“Dua ta falënderoj kundërshtarin tim dhe ekipin e tij. Iaquinta është një gangster i vërtetë në Brooklyn , ai nuk është pulë, ai vjen këtu dhe ndeshet”.

“Ku është Conor? Ai dëshiron të luftoj me autobus, ndërsa un dua të luftoj me gangsterë të vërtetë”, përfundoi Nurmagomedov.

Marketing