Khabib refuzon 15 milionë dollarë për rimeçin ndaj McGregorit

Khabib Nurmagomedov ka refuzuar një ofertë të majme.

Marketing

Khabib Nurmagomedov ka marr një ofertë prej 15 miliardë dollarësh që të përballet sërish me Conor McGregorin.

Gjyshi i boksierit rus, Alex Nurmagomedov, ka thënë se ata e kanë refuzuar atë ofertë të majme, pasi duan të ecin tutje.

“Ai (Khabib) nuk do të përballet për asnjë shumë të parave. Ne e dimë se kanë ofruar si fillim 15 milionë dollarë, por ne dëshirojmë të ecim tutje”, ka thënë fillimisht gjyshi i Khabibit

“Khabib e ka refuzuar ofertën. Le të qëndroj në linjë Conor, le të ndeshet me boksierë të tjerë. Khabib dëshiron të përballet me Tony Ferguson dhe më pas të pensionohet”.

Por, boksieri rus i ka kërkuar ditëve të fundit Floyd Mayweather një përballje, e që është shumë afër që të arrihet, pasi që të dy janë të pamposhtur.