Sami Khedira duket se ka luajtur sezonin e fundit me skuadrën kampione të Serie A, Juventus.
Emërimi i Maurizio Sarri në krye të stolit të Juventus ka nënkuptuar fundin e aventurës së Khedira tek Juventus, sipas ‘Calciomercato’.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka pasur një sezon të ngarkuar me lëndime, duke pasur vetëm 17 paraqitje sezonin e kaluar.
Problemet e tij me lëndimet mund t’ia vështirësojnë punët për tu përshtatur në stilin e ri të lojës ‘Sarriball’.
Sipas disa raportimeve të medieve evropiane, Khedira po kërkohet në Superligën e Turqisë, me Besiktas si favoritët për nënshkrimin e tij.
Mbetet të shihet se ku do të vendos të vazhdojë të luaj ish ylli i Real Madrid.