KHF Çair me reagim të ashpër ndaj arbitrave: Turp i madh sportiv në Avtokomandë

Klubi i hendbollit për femra Çair, janë ankuar për referimin e arbitrave Sashko Krkachev dhe Goko Kolevski gjatë ndeshjes së zhvilluar kundër Metalurgut. Ata thonë se referimi ishte jashtë çdo niveli dhe se i kanë patur 12 përjashtime nga 12 minuta.

Marketing

Ja dhe reagimi i plotë:

Në këtë ndeshje, çifti i arbitrave Sasho Krkachev dhe Goko Kolevski treguan 12 përjashtime nga 2 minuta dhe një karton të kuq. Plotë 26 minuta të lojës luajtëm me lojtarë më pak e sidomos në momente vendimtare të lojës.

E gjithë federata bashkë me aparatet e saj kundër një ekipi. Intrigat, organizimet dhe gënjeshtrat e shpikura në fund i sollën fitoren RFM Metallurg. Ne luftuam me të gjithë dhe në fund u mundëm.

Rrikthemi edhe më fuqishëm në ndeshjet e kupës. U dëshmua edhe një herë që Çairi ka qenë dhe do të jetë fole e sportit, ju FALEMINDERIT nga .

Të gjithë së bashku, spektatorë nga sfera të ndryshme të shoqërisë sonë e ndoqën skuadrën e Çairit duke treguar unitet e civilizim shembullor si dhe masivitet të paparë në sallën e Avtokomandës.

Marketing